Banesë në vlerë prej 100.000 euro në Shkup, dy vetura dhe shumë depozite, ka paraqitur në fletën anketuese zv/kryeministri i parë Artan Grubi njëherit edhe ministër për sistem politik dhe mardhënie mes komuniteteve, transmeton Zhurnal.

Grubi në këtë qeveri mori funksionin që për së pari herë është instaluar, ndërsa ky sipas rregullave do ta zëvendëson kryeministrin Zaev kur nuk do të jetë prezent.

Por në fletën anketuese ka paraqitur edhe tjetër patundshmëri për të cilën nuk e ka konkretizuar pronësinë, gjegjësisht nuk ka treguar nëse është i tij, ndërsa praktikisht është i legalizuar objekti i mbindërtuar që vlen një milion. Megjithatë në tabelë nuk qartësohet nëse bëhet fjalë për euro ose valutë tjetër.

Banesa në SHkup për të cilën qëndron se është marrë me marrëveshje për shitblerje ka vlerë prej 100 mijë euro dhe ka 115 m2. Grubi gjithashtu ka paraqitur dhe dy vetura, një të vjetër “ksara” me vlerë prej 1 mijë euro dhe Audi A6 në vlerë prej 11.000 euro. Grubi ka depozite, njëra prej 138.000, tjetra prej 156.000, por nuk ka të dhëna nëse ato janë euro apo denarë. Për dallim nga njëra llogari e cila është regjistruar si transakcion dhe në të cilën ka 422.873 denarë.