rrota” , humbi jetën ndërsa përpiqej të thyente rekordin që kishte vendosur vetë.
Kolegu Adam Savage, i cili prezantonte së bashku me Jessin programin televiziv “Mythbusters”, e përshkroi 39 vjeçaren si një pilote brilante, inxhinjere, mekanike, njeri me njohuri të shumta shkencore, dhe një shembull për të tjerët.
Të afërmit e saj sqaruan se përplasja kishte ndodhur në juglindje të Oregonit, por pa dhënë detaje të tjera. Jessi e fitoi titullin në 2013-tën, kur arriti shpejtësinë 641km/h.
Ajo po përpiqej ta thyente atë rekord, e madje të kapërcente edhe rekordin absolut të grave në tokë të shënuar në 1976-tën nga Kitty O’Neil me 824km/h falë një të ashtëquajture makinë-raketë me tre rrota.
Por Jessi nuk ia doli dot. Familjarët thonë se ëndrra e saj ishte të bëhej gruaja më e shpejtë që ka ekzistuar ndonjëherë, dhe në fakt, e la këtë botë dukë bërë atë që donte më shumë.
Comments are closed for this post.