Regjistrohet viktima e dytë nga gripi sezonal. Pas pesëvjeçares nga Shutka e Shkupit, rasti i dytë është regjistruar në Ohër ku ka ndërruar jetë një 24 vjeçare cila ka qenë e shtrirë në Klinikën për anestezion, kujdes intensiv dhe reanimacion në Shkup. Ajo kishte ndërruar jetën para dy ditësh, por rasti është publikuar sot nga autoritetet shëndetësore.

Në rë dy rastet pacientët përveç gripit kanë pasur edhe simptome të sëmundjeve tjera. Te njëra konstatuam astmë, ndërsa të tjetra ka qenë sindromin dowm kështu që të dy rastet kanë ndërruar jetë pasi kanë pasur ndezje të rëndë të mushkërive të bardha, dhe dëmtim të rëndë të mushkërive të zeza- tha Zharko Karaxhovski, Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1752 raste me grip që është dyfishi i numrit të regjistruar një javë më parë. Epidemiologët lëshojnë alarmin se numër edhe më i lartë i të prekurve nga gripi pritet periudhën që vijon.

85% e të gjitha rasteve të izoluara në këtë moment janë të tipit H1N1 e cila në opinion njihet si gripi i derrave. Rastet tjera janë H3N1 dhe kemi dy raste të pa përcaktuara. Numri më i madh i rasteve janë nga Gostivari dhe Tetova, por ka raste dhe nga Shkupi, Kumanova dhe nga vendet më të vogla si Dibra, Kriva Pallanka. 2:30 Ideja se sezoni i gripit po mbyllet nuk është e vërtetë, sepse sipas rezultateve të Evropës qendrore numri i të prekurve është në rritje- shtoi Zharko Karaxhovski, Instituti i Shëndetit Publik.

Për katër muajt e parë të sezonit të gripit 2018-2019 janë regjistruar rreth 4,500 raste me grip. Përqindja më e lartë e rasteve janë të moshave 14-59 vjeçare.