Në 24 orët e fundit, në Greqi u konfirmuan 2 155 raste të reja COVID-19, nga të cilat nëntë u njoftuan sot nga autoritetet greke.

Me rastet e reja numri i përgjithshëm i tyre në vend shkon në gjithsej 345 033.

Në bazë të rasteve të konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 51 konsiderohen të lidhura me udhëtimet jashtë vendit dhe 2 109 me raste tashmë të njohura.

Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 66 vdekje nga COVID-19 gjatë periudhës 24-orëshe, duke e çuar në 10 381 numrin total të tyre që nga fillimi i pandemisë.

Të intubuarit në kujdes intensiv janë 802 (burra 62,2 %) dhe mosha mesatare e tyre është 68 vjeç.

Numri i pacientëve të rinj të pranuar në spitale me Covid-19 ishte 419.