Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës.

Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të vuaj dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku”, i cili ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz.

“Personi G.J është dërguar në Burgun e Idrizovës”, thonë shkurt nga MPB.

Drejtori i burgut Aleksandar Donev, për “A1on” tha se sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të vendoset se në cilën pjesë do të dërgohet Jankulloska.

Ndryshe, Jankulloska fillimisht u dënua me gjashtë vjet burg, por Gjykata e Apelit ia uli në katër.