Goran Trajkovski, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale ka deponuar dorëheqjen e tij. Një hap të këtillë Trajkovski e ka ndërmarr për shkaqe personale, ndërkohë që të premten të njëjtën e ka dorëzuar në Kuvend.

Trajkovski gjatë kohës së pushtetit të VMRO-DPMNE-së ishte drejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike, derisa në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është që nga viti 2016.