Google zbuloi dizajnin e Pixel 9 Pro pas një serie informacionesh dhe imazhesh të publikuara nga informatorët e industrisë përfshirë një video ku shfaqej telefoni duke u krahasuar me modele të tjera të fundit.

Kompania planifikon që të lançojë zyrtarisht smartfonin më 13 Gusht së bashku me pjesën tjetër të linjës. Në video kompania tregoi një pamje të Pixel 9 Pro por nuk la pa ekspozuar edhe AI e Gemini.

Sipas informacioneve, Google ka planifikuar të lançojë katër telefonë: Pixel 9, Pixel 9 Pro, Pixel 9 Pro XL dhe Pixel 9 Pro Fold. Pak orë pasi tregoi dizajnin e Pixel 9 Pro, Google publikoi një video tjetër ku kësaj here shfaqej Pixel 9 Pro Fold.

Me vetëm një muaj të ngelur nga debutimi në Gusht, nuk do të na duhet shumë kohë përpara se të shohim çfarë Google ka rezervuar.