Një dyzet e tre vjeçar, banor i fshatit Glovo të Shkupit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë.
Sipas informacioneve nga MPB, dje rreth orës 19:40 është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Glovo të Shkupit, G.J. 43 vjeç pasi është goditur nga një kalimtar, ka humbur kontrollin e katërçiklit që po drejtonte dhe si pasojë është rrokullisur duke përfunduar në lumin Banjanska. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e 43 vjeçarit.
Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Comments are closed for this post.