Në përputhje me Ligjin për veprimtaritë komunale dhe vendimin për rregull komunal të Qytetit të Shkupit, nenin 25 dhe nenin 49, inspektorët komunalë dhe kujdestarët komunalë do të kryejnë kontrolle të intensifikuara dhe do të sanksionohen të gjitha automjetet që janë parkuar në hapësirat e gjelbra publike dhe në zonat tjera publike. Çdo automjet që është i parkuar gabim do të llogaritet për vepër kundërvajtës, gjoba arrin në shumën e 50 eurove, thonë nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit.
Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kujdesen për hapësirat e gjelbra.
Comments are closed for this post.