Numri i të infektuarve me COVID-19 dje u rrit me 147 raste të reja, dhe kështu numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 3.611. Të sapo infektuarit janë nga Shkupi-64, Kumanovë-8, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë- 7, Veles-5, Manastir-4, Ohër-5, Gostivar-9, Strumic-1, Kriva Pallankë-1, Kocan-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-7, Kërçovë-4 dhe Resnje-4.
Komuna e Çairit vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive – 409, pasuar nga Gazi Baba me 189, Karposhi – 163, Buteli – 162, Aerodrom – 150, Saraj – 149 dhe Qendra – 143.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 6.932 persona, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 2.987, numri i vdekjeve është 334, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.611.
Në Shkup ka raste më aktive – 1987, pasuar nga Tetova – 385, Kumanova – 240, Ohëri – 166, Shtipi – 158, Struga – 154.
Comments are closed for this post.