Dhimbjet menstruale, ose siç njihen ndryshe me termin mjekësor “dysmenorrhea primare”, janë një “e keqe” e pashmangshme për shumë vajza dhe gra. Gjatë atyre ditëve shqetësimet janë të shumta, si për shembull: fryrje, dhimbje mesi, dhimbje në fund të barkut dhe në zonën e veshkave, të vjella, inflamacion i fshikëzës dhe diarre. Një nga zgjidhjet më të shejta për t’i ndaluar ato janë borsat me ujë të ngrohtë, por mjekët gjinekologë ju këshillojnë t’i zëvendësoni me borsa me ujë të ftohtë, që kanë rezultuar se japin efektin e dëshiruar më shpejt.

Gjithashtu ata kanë ngritur shqetësimin rreth përdorimit abuziv të medikamenteve qetësuese, të cilat duku u përdorur në mënyrë të shkujdesur dhe të zgjatur shkaktojnë një sërë efektesh anësore për organizmin femëror.  Fitoterapia, shkenca qe mirret me hulumtimet mbi përdorimin e bimëve mjekësore dhe ekstrakteve bioaktive natyrore, mund t’ju vijë në ndihmë.

KALENDULA/ Kalendula ka efekte shumë të mira rigjeneruese, antiseptike, antimykotike, antibakteriale dhe antivirale. Për këtë arsye ajo gjen sot përdorim të gjerë si në mjekësi ashtu edhe në kozmetikë. Një tjetër përdorim popullor i saj është rregullimi i ciklit menstrual dhe lehtësimi i tij. Këshillohet që gjatë tre ditëve të para të ciklit menstrual të tresni 10 pika vaj kalendule në një gotë me ujë të vakët dhe konsumojeni tre herë në ditë.

SHERBELA/ Sherbela rregullon qarkullimin e gjakut në zonën e legenit dhe të mitrës. Ajo ka veprim antispasmatik kundër dhimbjeve menstruale në saj të përmbajtjes së lartë flavonoideve. Është shumë e dobishme dhe praktike në trajtë çaji, i cili përgatitet duke zier një lugë gjelle gjethe të thata.