Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” në Dibër drejtorinë e shkollës e kanë njoftuar se do ta bojkotojnë fillimin e vitit shkollor, nëse nuk lejohen të ndjekin mësimet me prani fizike.
“Nxënësit erdhën dhe e thanë atë. Ata thanë se nuk mund ta kuptonin se si një institucion arsimor si ky, i cili i ka të gjitha kushtet e kërkuara nga autoritetet, nuk i mundësohet mësimi me prani fizike. Nëse mësimi fillon onlajn më 1 tetor, ata paralajmëruan se do ta bojkotojnë atë,” deklaroi për MIA-n drejtori Ramadan Imeri.
Në gjimnazin në Dibër, së bashku me paralelet rajonale në fshatin Mogorçe, 584 nxënës i vijojnë mësimet në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe, nga të cilët 156 janë në vitin e parë.
Komuna e Dibrës nuk ka marrë pëlqimin për organizimin e orëve me prani fizike të nxënësve në ndonjë shkollë, themelues i së cilës është Këshilli Komunal, që do të thotë tre nëntëvjeçarë dhe gjimnazi.
Komuna kërkoi që kjo të bëhet e mundur për “Penestija”, nëntëvjeçarin më të madh në qytet dhe gjimnazin, sepse në dy nëntëvjeçarët e tjerë “Sait Najdeni” në qytet dhe “Riste Risteski” në fshatin Kosovrast i Poshtëm nuk ka kushte për këtë.
Kryebashkiaku Hekuran Duka paralajmëroi mbajtjen e seancës së Këshillit Bashkiak në të cilën do të merret një vendim për të marrë pëlqimin që mësimi të vijojë me praninë fizike të nxënësve.
Comments are closed for this post.