Me rënien e rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani ka nisur edhe lehtësimi i masave kundër COVID-19.
Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishin deri tani, transmeton Klan Kosova.
Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video në kanalin e tij në Youtube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera. Mirëpo, vlen të theksohet se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.
Comments are closed for this post.