Intervenimi i NATO-së në SRJ ka ndihmuar ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës ka thënë gjenerali amerikan Frederik Ben Hoxhis, që ishte komandant i forcave amerikane në Evropë, duke shtuar se aksioni i NATO-së krijoj mundësinë për liderët e matur të gjejnë zgjidhje politike.

Në pyetjen nëse ka pasur ndonjë mënyrë e shmangies së intervenimit të aleancës më të fortë ndaj një shteti evropian, Hoxhis për “Zërin e Amerikës” tha se ka bindjen se ishte e nevojshme një strategji e qëndrueshme.

“Besoj se konkurrenca e fuqive të mëdha eviton konfliktin e përmasave të mëdha, në periudhë afatgjate kjo do të thotë strategji e qëndrueshme për regjion që përmirëson integrimin ekonomik edhe diplomatik. Me investime konkrete dhe përpjekjet e ShBA-ve, Mbretërisë së Bashkuara, Gjermanisë, Francës ndoshta kanë mund të shmangin intervenimin”, tha ai.

Lidhur me ngushëllimet për familjet e viktimave civile, ndër të cilat kishte edhe fëmije, Hoxhis tha se gjatë qëndrimit në Tashmejdan në Beograd ka vizituar parkun “ishim vetë fëmijë” i ngritur si nderim për viktimat (79 fëmijë) të vdekur nga bombardimet.

“Secila jetë e pafajshme është tragjedi, asnjë prind nuk do duhej të përjetonte humbjen e fëmijës, andaj na duhet mundësi ekonomike edhe diplomatike për të evituar konflikteve, në të njëjtën kohë kombet edhe liderët duhet mbrojnë standardet edhe ligjet ndërkombëtare”, tha ai për VOA.

Lidhur me armatimin nga Kina edhe Rusia, gjenerali amerikan tha se secili komb është përgjegjës për sigurinë e popullit të vetë, por nuk është i sigurt se Serbia ka kërcënime.

“Dua të shoh vazhdimin e stërvitjeve dhe mundësinë që forcat serbe dhe ato amerikane dhe aleatëve tjerë të angazhohen në misione humanitare dhe misione paqeruajtëse”, tha ai.

“Besoj se shumica e të rinjve në Serbi shikon të ardhmen në të kundërtën e të kaluarës, janë të vetëdijshëm se mundësitë më të mira janë ekonomia, shëndetësia dhe arsimimi me orientim drejtë perëndimit”, tha ai.