Në Nju Sauth Uells të Australisë u shpall gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të frikës se vala rekorde e të nxehtit mund ta përkeqësojë krizën e zjarreve atje.

Ky vend përjetoi ditën më të nxehtë të martën, kur temperatura arriti në 40.9 gradë Celsius.

Ky rekord mund të thyhet, pasi parashikimet janë për ditë më të nxehta këtë javë.

Autoritetet në Nju Sauth Uells po luftojnë me rreth 100 zjarre – një krizë që zgjat tash e sa javë.

Të enjten, kryeministrja e këtij rajoni, Gladys Berejiklian, tha se shpall gjendje të jashtëzakonshme për shtatë ditë.

“Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria, me kushte ekstreme të erës dhe temperatura jashtëzakonisht të nxehta”, u tha ajo gazetarëve.

Gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve të zjarrit kompetenca të tjera për të trajtuar krizën.

Temperatura e mëparshme rekorde në Nju Sauth Uells ka qenë 40.3 gradë Celsius, në vitin 2013.

Valët e nxehtësisë janë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në Australi dhe kanë vrarë mijëra njerëz më shumë sesa zjarret apo përmbytjet./REL/