Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë është i pandërprerë dhë po zhvillohet në rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe lugina lumore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.