Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 40 m në akset rrugore Tetovë – Grupçin dhe Koçan – Vinicë – Kamenicë e Maqedonisë, dhe dukshmëri nga 50 m deri në 100 m në rrugët Manastir-Prilep, Shkup-Kumanuvë, Shkup-Veles, Veles-Katllanovë dhe Koçan-Shtip .
Nga Lidhja Auto Moto rekomandojnë shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të afishuar dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje dherash. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Comments are closed for this post.