Zhytësit e skuadrës së palombarëve Tigar të MPB-së kanë gjetur trupin e shtipjanit që u mbyt në liqenin e Dojranit. Lajmin e ka bërë të ditur MPB-ja, ku pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i 42-vjeçarit të mbytur nga Shtipi është gjetur në ujërat e këtij liqeni. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30, kur në SPB Strumicë është raportuar se në Dojran, në afërsi të plazhit të qytetit, një person ka rënë në liqen dhe nuk ka mundur të dalë.
Comments are closed for this post.