Prokuroria Publike e Qarkut nga qyteti bullgar Kustendil ka nisur hetimet kundër shtetasit të Maqedonisë 72-vjeçar K.K., i dyshuar për kontrabandë droge.

Hetimi ka nisur pasi të premten në vendkalimin kufitar “Deve Bair/Gueshevo”, pjesëtarë të Departamentit për luftimin e trafikut të drogës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Shkup – Stamboll, në bagazhin personal të K.K. gjetën 6235 kilogramë marijuanë të ndarë në gjashtë pako, disa prej të cilave ishin fshehur në dhuratat e Krishtlindjeve.

Siç raportojnë mediat bullgare, pas zbulimit të marijuanës, K.K. është privuar nga liria dhe Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente që ndaj tij të caktohet masa “arrest”.