Së paku 5 granata të pa shpërthyera janë gjetur paraditen e sotme në lokacionin përballë gjykatës në Gostivar. Bekim Ismaili, udhëheqës i Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gostivar, thotë se dyshohet se ka më tepër, ndërkaq bëri të ditur se granatat i përkasin periudhës së Luftës së Parë Botërore.
“Janë mjete nga Lufta e Parë Botërore, të pashpërthyera, duke punuar me eskavator ndërmarrja publike kishin hasur në mjete të pashpërthyera, na lajmëruan. Kontaktuam MPB-në, pasi është vend frekuentues, që të sigurohet vendi se ka shumë kalimtar, çdo moment presim të arrijë ekipi jonë që është adekuate dhe e specializuar për nxjerrjen dhe transportimin e mjeteve të pashpërthyera”, tha Bekim Ismaili, udhëheqës i Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gostivar.
Comments are closed for this post.