Ndërtimtaria, sipas komunitetit të biznesit, lë pas vete një vit me pak aktivitete ndërtimore, numër të vogël të tenderëve të rinj dhe një numër të madh të tenderëve të anuluar, rritje të çmimeve të energjensave dhe të gjithë komponentëve të ndërtimit. Në pjesën e të drejtave të punëtorëve, megjithatë, sipas vlerësimeve të sindikatës së degës, kanë pasur nevojë dhe u është ofruar ndihmë juridike mbi 1000 punëtorëve, ndërsa janë regjistruar lëndime në vendin e punës, me ç’rast 20 raste janë me pasoja fatale. E gjithë kjo është pasuar me falimentimin e hapur të DG Beton SHA Shkup, një nga tre kompanitë më të mëdha ndërtimore që nga pavarësia e vendit e deri më sot.
Për zhvendosjen e situatës, biznesi kërkon siguri juridike, funksionim të papenguar të sektorit real dhe realizim të projekteve investuese, si dhe një ligj të ri për ndërtim, ndërsa sindikata paralajmëron luftë për një marrëveshje kolektive të degëve. Edhe më tej ka një problem kronik me largimin e kuadrit, si rezultat i të ardhurave të ulëta. Sipas llogaritjeve të SNIP-it, paga mesatare e një punëtori të përgjithshëm ndërtimor është 24.000 denarë.
“Intensiteti i dobët i aktiviteteve ndërtimore, numër i vogël i procedurave të reja për dhënien e marrëveshjeve për furnizime publike, numër i madh i tenderëve të anuluar, ndërsa me këtë mundësia e humbur për realizim, e shënuan punën në ndërtimtari edhe në ndërtimtari të lartë dhe në ndërtimtari të ulët në vitin e kaluar, vlerësojnë për MIA-n nga Shoqata e Ndërtimtarisë, Industrisë së Materialeve Ndërtimore dhe Jometaleve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Rritja e çmimit të energjensave, rritjet enorme e çmimeve të materialeve të ndërtimit dhe qasja e vështirë në lëndën e parë në periudhën e kaluar i kanë vënë në pozitë të palakmueshme kompanitë vendase të ndërtimit, të cilat, theksojnë nga Oda, në mungesë të masave për mbështetjen e sektorit të ndërtimit, vetë e mbajtën barrën për përballje me multi krizën. Rrethanat e reja, të lidhura me problemet paraprake lidhur me mungesën e kuadrit të kualifikuar, administrimin e përditësuar të projekteve dhe rregullativën cilësore, sipas odës, kanë çuar në një rënie të ndjeshme të ndërtimit, që reflektohet edhe në njëzet degë të tjera ekonomike, angazhimin e të cilëve përfshin ky sektor.
Siç tregojnë, sektori i ndërtimit është përballur me një nga vitet më të vështira të dekadës së fundit, ndërsa kompanitë e ndërtimit i kanë ndjerë pasojat nga multi kriza me intensitet të fortë.
Zero pozitive në tremujorin e dytë, rënie prej 17.2 për qind në tremujorin e parë dhe prej 9.1 për qind në tremujorin e tretë
Të dhënat nga fillimi i vitit të kaluar tregojnë se ky sektor ka regjistruar një rënie të ndjeshme në bazë vjetore, e cila është më e theksuar në tremujorin e parë prej 17.2 për qind, e ndjekur nga një rritje e parëndësishme prej 0.2 për qind në tremujorin e dytë, që në tremujorin e tretë sërish të vazhdojë trendi negativ me një rënie prej 9.1 për qind.
Pasojat negative të cilat kanë ndjerë ndjejnë kompanitë, janë reflektuar edhe në numrin e të punësuarve, i cili, theksojnë nga Oda, gjithashtu shënon ulje. Skenari, duke marrë parasysh këto të dhëna, është pesimist duke pasur parasysh se pason një periudhë dimri ku aktiviteti ndërtimor tashmë është i reduktuar për shkak të kushteve të motit. “E vetmja gjë pozitive në vitin 2022 është stabilizimi i çmimeve të repromaterialeve dhe produkteve të ndërtimit, duke pasur parasysh se pas gati tre vitesh pasiguri, kompanitë do të mund të planifikojnë aktivitetet e tyre afariste”, thonë nga Oda.
Pritshmëritë e tyre janë që shteti të fokusohet në ndërtimtari dhe do të sigurojë mbështetje të kompanive të ndërtimit përmes intensifikimit të dialogut publiko-privat dhe zgjidhjen e çështjeve prioritare të cilat do të mundësojnë një aktivitet ndërtimor më të madh, për çfarë duke u udhëhequr edhe nga përvojat dhe shembujt krahasues pozitivë, ka propozime konkrete nga Shoqata e Ndërtimtarisë, Industrisë së Materialeve të Ndërtimit dhe Jometaleve.
“Ende besojmë se kjo degë ekonomike ka potencial serioz dhe mund të jetë një forcë shtytëse për rritjen e ekonomisë vendase, ndërsa masat për mbështetje do të nënkuptonin jo vetëm shpëtimin e kompanive, por edhe ruajtjen e vendeve të punës në veprimtari”, theksojnë nga Oda.
Për investime të reja kërkohen kushte më të mira me më pak pengesa administrative
Nga Oda e Ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, vitin 2022 e karakterizojnë si vit që do të mbahet mend për rritjen e madhe të çmimeve të të gjithë komponentëve të ndërtimit, ndërsa me këtë edhe të çmimeve të banesave.
“Kjo rritje drastike deri më tani nuk është vërejtur në 30 vitet e fundit, dhe mendoj se për këtë do të mbahet mend më shumë ky vit që e lëmë pas nesh. Si problem më i madh te ndërtuesit në këtë situatë është realizimi i kontratave të vjetra të periudhës së mëparshme kur çmimet ishin shumë të qëndrueshme dhe kishte një projeksion të qëndrueshëm pa parashikuar një rritje kaq drastike të çmimeve. Ajo çon në probleme të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet kontraktorëve dhe porositësve, si dhe ndërmjet investitorëve dhe blerësve. Kjo dukuri vërehet si në ndërtimet e larta ashtu edhe në ato të ulëta, prek të gjithë sektorin”, thotë Salim Hasani, kryetar i Odës Ndërtimore.
Hasani shton se ky trend vazhdon pothuajse në të gjitha aspektet, rritja e çmimeve, siç thekson ai, në një pjesë të madhe të produkteve nuk ndalet, fuqia punëtore e kualifikuar është në rënie të vazhdueshme, bankat janë më të rezervuara në mbështetjen e projekteve, ndërsa edhe i rrisin normat e interesit.
“Kjo do të thotë se ende do të rriten shpenzimet në të gjithë procesin e ndërtimit, ndërsa kjo do të thotë se do të ketë shtrenjtim të produkteve të ndërtimit, gjegjësisht banesave. Sugjerimi ynë për të gjithë faktorët relevant pas procesit të ndërtimit është që në periudhën e ardhshme të hapen sa më shumë investime të reja me kushte më të mira për kreditim dhe sa më pak pengesa administrative për investime. Kjo mendoj se është mënyra më e mirë për të përballemi me këtë periudhë të vështirë për të gjithë. Kjo do të thotë edhe për ne si ndërtues edhe për qytetarët të kenë oferta më të mira dhe jetë më cilësore”, thotë Hasani.
Optimizëm për investime kapitale, por edhe siguri ligjore dhe klimë e parashikueshme afariste
Projeksionet për investime kapitale për vitin e ardhshëm në vlerë prej 800 milionë euro, sipas komunitetit të biznesit, janë tepër optimiste dhe joreale. Shpresojnë se aktivitetet e planifikuara ndërtimore të infrastrukturës hekurudhore nga Korridori 8 dhe infrastrukturës rrugore të korridoreve 8 dhe 10 do të marrin intensitet dhe do të mundësojnë realizim më të madh të projeksioneve të planifikuara.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut porosisin se përveç optimizmit, nevojitet një qasje sistematike për arritjen e realizimit më të madh të investimeve kapitale përmes heqjes së pengesave administrative të cilat e pengojnë biznesin, si dhe rregullativë cilësore në fushën e ndërtimit që nuk do t’i nënshtrohet ndryshimeve dhe plotësimeve të shpeshta si deri më tani.
“Përvoja tregon se kompanive para së gjithash u nevojitet një klimë të parashikueshme biznesi dhe siguri juridike, në vend të projeksioneve të larta për investime kapitale, ku pothuajse gjithmonë paraqitet ka një hendek midis të planifikuarve dhe të realizuarve, gjë që tregojnë edhe të dhënat sipas të cilave, në përfundim me 31 tetor të vitit 2022 janë realizuar vetëm 42.1 për qind të investimeve kapitale të planifikuara”, thonë nga Oda.
Në këtë drejtim, konsiderojnë se për sigurimin e sigurisë juridike, funksionim të mirë të sektorit real, realizim të pandërprerë të projekteve investuese, si dhe tejkalim të ndryshimeve dhe plotësimeve të shpeshta ligjore, nevojitet Ligji për Ndërtim. Një ligj i ri, siç shpjegojnë, i cili në mënyrë përkatëse do ta trajtojë dhe rregullojë ndërtimin e objekteve nga të gjitha segmentet e ndërtimit (ndërtimi i ulët, ndërtimi i lartë dhe hidro-ndërtimi), si bazë do ta marrë praktikën e deritanishme dhe përmes analizës dhe perceptimit të problemeve të kompanive dhe pengesave nga natyra administrative do të ofrojë zgjidhje të problemeve dhe do ta rregullojë ndërtimin.
Mbrojtje juridike të 1000 punëtorëve të ndërtimit, 20 kanë përfunduar me pasoja fatale
Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim e Republikës së Maqedonisë – SNIP gjatë vitit 2022 ka siguruar mbrojtje juridike falas për mbi 1000 punëtorë.
“Duke pasur parasysh politikën e keqe të Qeverisë në të vërtetë shumë pak mjete u ndanë në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të reja infrastrukturore. Fatkeqësisht, edhe punët e filluara nuk kanë përfunduar. Harruam se shtylla mbështetëse e BPV-së është pikërisht sektori i ndërtimit, gjë që këtë vit Qeveria në asnjë kompani ndërtimi të madhe nuk e konfirmoi këtë. Për përkujtim, njëra prej tri kompanive më të mëdha ndërtimore të të gjitha kohërave nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot, DG Beton SHA Shkup, para më pak se tre muaj lejoi që punëtorët të hapin procedurë për falimentim pas katër pagave dhe kontributeve të papaguara për të punësuarit. Si përfaqësues të punëtorëve dhe mbrojtës të tyre, dolëm në mbrojtje të të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe i përballuam të gjitha shpenzimet gjyqësore, ekspertizat etj.”, tha për MIA, Ivan Peshevski, kryetar i SNIP.
Siç thekson, në pjesën për siguri dhe shëndet në punë punëdhënësit sërish e kanë vënë shumë pak theks tek punëtorët, kështu që, thekson, kanë ndodhur lëndime në vendet e punës, ndërsa mbi 20 kanë qenë edhe me pasoja fatale vetëm nga sektori i ndërtimit dhe industrisë e materialeve të ndërtimit. Në pjesën e pagesës së pagave, shtesave të pagave, regresit për pushim vjetor dhe çështjeve të ngjashme për marrëdhënie pune, SNIP përmes Inspektoratit Shtetëror të Punës ka paraqitur mbi 20 paraqitje të cilat mbulojnë rreth 650 të punësuar. Mund me siguri të them se në ato kompani ku SNIP ka anëtarë shkelja e të drejtave të punës ishte e pavërejtshme”, thotë Peshevski.
SNIP në vitin 2023 planifikon nënshkrim të marrëveshjes kolektive të degës nëse ka interes nga Shoqata për Ndërtimtari pranë Organizatës së Punëdhënësve dhe si anëtare e plotë në Federatën Evropiane dhe Botërore për Ndërtimtari dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë paralajmëron se do të luftojë për avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive për sektorin privat.
Sektori i ndërtimit nuk është atraktiv për të rinjtë për shkak të vendeve të punës jashtëzakonisht të vështira dhe me rrezik të lartë kundrejt pagave të ulëta.
“Për momentin në sektorin e ndërtimit, paga mesatare e një punëtori të përgjithshëm të ndërtimit është 24.000 denarë kundrejt kuadrit inxhinierik, që arrin deri në 28.000 denarë, por sërish nuk janë as afër pagës mesatare në shtet prej 32.508.000 denarë. Edhe para konceptit të Ballkanit të Hapur, një pjesë e madhe e fuqisë punëtore në shtet u largua dhe vazhdoi të ndërtojë ekonomi të huaja në vendet shumë të zhvilluara të Evropës Perëndimore, ku pagat e punëtorëve janë mbi 2.000 euro në muaj, ndërsa inxhinierët mbi 4.000 euro në muaj për të njëjtin orar pune. Një gabim i madh i pushtetit aktual është se premtuan, ndërsa ende nuk e realizuan edhe nismën tonë të vitit 2012 për vendosjen e një stazhi të beneficuar për punëtorët e ndërtimit, ku Sindikata bëri një analizë të plotë të të gjitha vendeve të punës që janë të ekspozuara ndaj ndikimeve të jashtme dhe kanë vetvetiu një shkallë të lartë të rrezikut”, thotë Peshevski.
Këto të dhëna, siç thekson, janë nga evidenca e SNIP-it, por pasqyra e plotë është me një përqindje shumë të madhe në ekonominë e zezë, veçanërisht në këtë sektor për çfarë përfaqësuesit e qeverisë dhe si duhet të ndërmarrin aktivitete të caktuara, sepse do të shkaktojë largim edhe më të madh të punëtorëve. Inspektorati Shtetëror i Punës duhet të rrisë kapacitetet e veta për ndjekje të përditshme të situatës, përkatësisht zbatimin e ligjeve. Kompanitë e mëdha ndërtimore, për shkak të mbikëqyrjes së dobët inspektuese po përballen me konkurrencë jolojale e cila na varfëron të gjithë neve, ndërsa njëherësh edhe shtetin”, thekson Peshevski.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, në tetor të këtij viti janë dhënë 373 leje për ndërtim, për 26.7 për qind më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak, me vlerë të parashikuar prej 14 404 949 000 denarë, dyfish më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa si rezultat i lejes së lëshuar për ndërtimin e hekurudhës Belakoc – Kriva Pallankë, në një vlerë prej 9 534 439 000 denarë. Gjysma e lejeve janë për objekte të larta, 34 për qind për ndërtimet e ulëta dhe 16.4 për qind për objekte për rikonstruktim.
Publikimi mujor statistikor i Entit Shtetëror të Statistikës për shtator të vitit 2022 ka regjistruar angazhimin e 7963 punëtorëve në këtë sektor me 1365 orë efektive, ndërsa vlera e punëve të kryera është 2 925 674 000 denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, indeksi i punëve të kryera ndërtimore ka një rritje prej 20.4 për qind, rënie prej 4.7 për qind të orëve efektive, si dhe rënie prej 9.5 për qind të numrit të punëtorëve ndërtimor të angazhuar.
Operativa e ndërtimit vendas në tre tremujorët e parë të vitit ka regjistruar punë të kontraktuara dhe të kryera jashtë vendit në vlerë prej 130 564 000 denarë, 21.6 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Puna e kryer jashtë vendit arrin në 95 582 000 denarë dhe shënon rënie prej 17.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërtuesit tanë në vitin 2022 kanë qenë prezent në tregjet në Gjermani, ku më së shumti janë kryer punë në vlerë prej 78 518 000 denarë, pas çfarë pasojnë Bullgaria me 9 188 000, Mali i Zi me 7 016 000 dhe Kroacia me 860 000 denarë.
Comments are closed for this post.