Emisioni përputhen është njëri ndër emisionet më të shikuara për momentin.
Në puntatën e fundit njëri ndër konkurrentët e “Përputhen” bëri një deklaratë që tërhoqi shumë vëmendjen.
Ditën e djeshme Elvisi ose si e quajnë ndryshe Loco pati takimin me Anën e dytë.
Në atë takim ai deklaroi se në studio ai nuk i duron aspak dy nga konkurrentët vajza që janë aty brenda, në takim ai nuk dha emra por ai më pas u pyet në studio për këtë gjë.
Ai vendosi të flasë troç kështu duke i thënë edhe emrat e këtyre dy vajzave.
“Nuk kam asgjë personale, thjesht nga mendimet dhe mënyra si shprehen, se e them troç fare unë, janë Melisa dhe Sindi. Kam pasur 2-3 përplasje me të dyja. Sindit jam përpjekur t’ia sqaroj refuzimin, mosrefuzimin. S’ka dashur ta kuptojë si ka qenë dhe nuk e duroj për mendimet dhe përshtypjet që jep në lidhje me takimet e gjëra të tilla, që s’janë njësoj si të miat. Me Melisën dihet raporti që kemi, është e dyanshme. ka thënë Loco.
Comments are closed for this post.