Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 35.233, ndërsa numri i të plagosurve është 79.141.
Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, thuhet se ushtria izraelite ka kryer 5 masakra në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit, ku 60 palestinezë të tjerë kanë humbur jetën dhe 80 janë plagosur.
Theksohet se ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.
Comments are closed for this post.