Një zjarr i madh kaploi sot një nga kafenetë që gjendet tek qendra tregrtare “Mavrovasja” në Shkup. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës. Shkaktarët ende nuk dihen.

Me të marrë lajmin nga Komandanti i brigadës zjarrfikëse, në terren doli edhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu i cili duke folur për TV21 tha se as ai nuk e di se çfarë i shkaktoi flakët dhe se pret informacione nga autoritetet zyrtare.