Fushata parazgjedhore me respektim të distancës fizike prej 1,5 deri në 2 metra, larje dhe dezinfektim të duarve dhe mbajtjes së maskës mbrojtëse në të gjitha aktivitetet partiake parashikon protokolli i Komisionit për Sëmundje Infektive. Këto janë rekomandimet, ndërsa përgjegjësia për respektim të protokolleve shëndetësore gjatë aktiviteteve zgjedhore në ambient të hapur dhe të mbyllur është e vetë partive politike dhe e qytetarëve.

Partitë politike paralajmëruan se udhëheqin fushatë pa tubime të mëdha, por çdo ditë janë aktivë në terren. Derisa shumica prisnin fushatë përmes mediave sociale, shohim edhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët, për të cilat partitë politike thonë se janë në vëllim më të vogël dhe numër më të vogël dhe në pajtim me masat.

Konform protokolleve të tanishme, partitë mund vetëm të thirren në respektim të masave, ndërsa vetë qytetarët mbesin t’i respektojnë dhe të mbrohen, sepse nuk ka kompetent të caktuar qartë për zbatimin e tyre në terren.

MPB pohon – vazhdimisht i respekton protokollet, KSHZ-ja thotë nuk ka kompetencë për kontroll në terren

Për këtë si kontrollohet, nëse respektohen protokollet gjatë aktiviteteve të partive politike në ambient të hapur apo të mbyllur, gjegjësisht çfarë nëse nuk respektohet distanca fizike, laja e duarve dhe dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskës mbrojtëse apo kohëzgjatja në aktivitetet partiake, kërkuam përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje na dhanë përgjigje se MPB-ja vazhdimisht i respekton protokollet shëndetësore përmes zbatimit të dispozitave të Dekreteve me fuqi ligjore të cilat vlejnë edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe Protokolli shëndetësor nr. 17-4682/2 nga data 22.06.2020 nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me zbatimin e Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020.

“Lidhur me aktivitetet të cilat vijojnë në periudhën parazgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020, Ministria e Punëve të Brendshme në pajtim me ligjin për tubime publike si dhe me kompetencat të parapara në ligjet dhe aktet nënligjore sipas të cilave vepron dhe konform kompetencave të parapara në Kodin Zgjedhor, planifikon dhe ndërmerr masa dhe aktivitete në të gjitha fazat të procesit zgjedhor për mbajtjen e gjendjes së volitshme të sigurisë, rend dhe qetësi të volitshme të publike, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, parandalim të kryerjes së veprave penale dhe shkeljeve dhe mundësim të lëvizjes së papenguar të trafikut me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillim të sigurt dhe të papenguar të procesit zgjedhor”, theksohet në përgjigjen e MPB-së.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, megjithatë, thekson se ata nuk kanë kompetencë për kontroll dhe tregojnë se vetë partitë politike janë përgjegjëse për respektimin e protokolleve shëndetësore.

“KSHZ-ja nuk ka kompetencë. Ne llogarisim nëse fushata udhëhiqet konfrom ligjit, nëse institucionet shtetërore e shkelin ligjin dhe nëse parashtron dikush kundërshtim ne vendosim rreth këtij. Për këtë edhe vetë partitë politike nënshkruan Kod për për zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe duhet ta respektojnë këtë. Dhe angazhohet në fushatë korrekte dhe të drejtë”, thotë për MIA-n kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski.

Autoritetet shëndetësore kanë reko,andime, por nuk ka detyrueshmëri në rekomandim dhe për këtë, theksoi Derkovski, KSHZ-ja ka kërkuar protokoll të qartë që t’i angazhojë organet e veta zgjedhore.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Irinka Sotirova Buhova, në deklaratën për MIA-n thotë se kryejnë mbikëqyrje intensive dhe të jashtëzakonshme, por vetëm ku kanë ingerenca për këtë.

“ISHSSH nuk ka ingerenca për të gjitha tubimet me numër më të vogël dhe më të madh në ambiente të hapura dhe të mbyllura. ISHSSH ka ingerenca në të gjitha ISHP, dhe SHSHP, kopshte, shkolla, banja, klube të fitnesit, sallone bukurie dhe sallone për tatuazh. Këtu kryhen mbikëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme dhe intensive”, deklaroi për MIA-n drejtoresha e ISHSSH Sotirova Buhova.