Në aeroportin e Shkupit në pritje të trupave et pajetë të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, krahas funksionarëve të lartë shtetëror të vendit kanë dale dhe zyrtarë të lartë të vendeve fqinje. Në mesin e tyre edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Në aeroport po vërehet prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, ministrja e Ekonomisë së Kosovës Rozeta Hajdari dhe të tjerë.