Reshje të shiut në zonat malore dhe në disa vende më të ulëta, paralajmërojnë meteorologët nga e shtuna deri të hënën.
Nga DPHM informojnë se nën ndikim të valës së lagësht, nga e shtuna deri të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në zonat malore të borës. Përkohësisht reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta.
Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të dielën pasdite dhe gjatë natës drejt të hënës të cilat lokalisht do të jenë 30 l/m2.
Në zonat malore do të formohet shtresë e re e borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor, e cila të dielën gjatë ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior.
Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga minus gjashtë deri dy gradë, të shtunën nga minus tre deri tre, të dielën nga zero deri gjashtë, të hënën nga minus 1 deri pesë, të martën nga minus katër deri dy dhe të mërkurën gjithkund do të jetë nën zero nga minus gjashtë deri minus një. Temperaturat ditore do të jenë midis dy dhe 13 gradë.
Comments are closed for this post.