Në vendin tonë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, mirëpo kjo nuk ka siguruar qytetarët se ky virus së shpejti do të arrijë.

Shumë qytetar tashmë kanë filluar përgatitjet që nëse ky virus arrin të izolohen dhe mos të dalin nga shtëpitë e tyre.

Lexues të “Zëri.info”, kanë treguar se sot gjatë ditës kanë kërkuar që të blejnë miell, mirëpo në asnjë nga mullinjtë në Prishtinë dhe Podujevë nuk kanë gjetur.

Sipas tyre mungesa e miellit ka ardhur si pasojë e interesimit të madh të qytetarëve për të siguruar bukën e gojës nëse ky virus paraqitet në vendin tonë./ZËRI