Presidenti Emanuel Macron, në një konferencë për mediat ka vendosur që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Francë, pasi shifrat e infektimeve nga koronavirusi janë të shumë të larta. Gjatë fjalës së tij, Macron deklaroi se Franca do të jetë në shtet-rrethim, si dhe qytetet do të izolohen plotësisht nga njëra-tjetra.
Sipas autoriteteve shëndetësore numri i infektimeve është tejet i lartë, gjithashtu edhe ai i të shtruarve në spitale. Disa nga qytetet që do të izolohen janë: Parisi, Grenoble, Lille, Lyon, Aix-Marseille, Saint Etienne, Toulouse dhe ishullin Karaibe të Guadalupes.
Qytetet pritet që të mbyllen për 4 javë dhe më pas në varësi të situatës. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë Franca ka 779,063 të infektuar, ndërkohë që 33,037 persona kanë humbur jetën.
Comments are closed for this post.