Autoritetet në Francë vendosën të lehtësojnë masat kundër koronavirusit, duke lejuar rihapjen e lokaleve, dyqaneve dhe qendrave kulturore. Nga dita e mërkurë, qytetarët do të lejohen në grupe prej 6 personash të hanë së bashku në lokalet e hapura. Ora policore gjithashtu do të shtyhet nga 19:00 në 21:00.
Disa ekspertë të shëndetësisë mbeten ende të shqetësuar pasi shifrat e infektimeve ditore janë mbi 13 mijë, por sërish janë larg 45 mijë që ishin në muajt e kaluar.
Edhe procesi i vaksinimit në Francë është duke vijuar me shifra të kënaqshme, ku deri në këto momente të paktën 20 milionë persona kanë marrë një dozë të vaksinës.
Comments are closed for this post.