Shkëndija e Tetovës do të kërkojë revanshin ndaj kampionëve të Sllovenisë NS Mura. Ndeshja e kthimit do të luhet sot në orën 20:00 dhe skuadra e Ernest Gjokës duhet të përmbysë disavantazhin 0-1, të krijuar në sfidën e parë në Shkup.
Shanset janë të mëdha, që kuqezinjtë të bëjnë një mrekulli në këtë takim, për të arritur kualifikimin në raundin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Shkëndija ishte dominuese në sfidën e parë, por fati nuk ishte me skuadrën shqiptare që militon në Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se kapiteni Ibraimi do të kishte realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, situata në sfidën e sotme do të ishte krej tjetër.
Gjithsesi në kampin kuqezi janë optimist se mund t’ia dalin. Së fundmi janë bërë publike edhe formacionet zyrtare se si do të rreshtohen të dyja skuadrat.
Comments are closed for this post.