Përbërësit që ju duhen për 1 fokaçe:

700 gr miell tipi 00 për pica

450 ml ujë ambienti

1 lugë çaji maja

1 lugë çaji kripë

1 lugë kafeje sheqer

1 filxhan kafeje vaj ulliri

Lart mund t’i vendosni çfarë të dëshironi por kjo përmban domate qershi, ullinj, rozmarinë, kripë. Fillimisht do përgatisim vetëm brumin miell & ujë, ndërsa kripën, sheqerin, majanë do t’a hedhim pas 1 ore.
Pas 1 ore do i bëjmë 1 palosje dhe e lëmë të qëndrojë edhe për 2 orë.
Ne tavën që do ta bëjmë, hedhim 2 luge gjelle vaj ulliri dhe hedhim brumin, i shtojmë vaj ulliri sipër dhe e hapim me gishta si në video.
Vendosim sipër rozmarinën, domate qershi, ullinj & pak kripë.
Furrën e kemi ndezur paraprakisht në 250 gradë!
E pjekim për 25 min në 250 gradë dhe më pas e ulim 200 gradë per 20-25 minuta të tjera.
Rezultatin e shihni vetë.

Burimi: @eridaskitchen