Florida është në gatishmëri të lartë pasi uragani Milton i afrohet bregut perëndimor të shtetit, duke sjellë rreziqe serioze për herë të dytë në më pak se dy javë, pas shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Helene.
Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje qytetarëve që të evakuohen përpara se uragani Milton të godasë Floridën.
“Mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur Floridan në më shumë se një shekull,” tha Biden gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarët.
Gjithashtu qindra fluturime për dhe nga Florida janë anuluar pas paralajmërimeve se vendi do të goditet nga uragani Milton.
Uragani Helene shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe viktima njerëzore, ndërsa Miltoni duket edhe më i frikshëm ngase është më i fuqishëm dhe pritet të godas direkt Floridën. Pas Floridës Mitlon kalon në Oqeanin e hapur dhe rreziku mbaron, por Florida mund të pësojë dëme katastrofike.
Banorët e Floridës janë urdhëruar të evakuohen për të shpëtuar nga furia e Uraganit Milton i cili pritet të godas të mërkurën mbrëma dhe mëngjesin e së Enjtes me tërë fuqinë e tij. Llogaritet se në kohën e goditjes së tij në token e Floridës do të jetë një uragan e Kategorisë 3 që është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe destruktive, me valëzime masive nga deti dhe reshje të dendura nga vranësirat masive të Uraganit, ndërsa erëra do të jenë destruktive, prandaj parashihen përmbytje masive dhe dëmtime të mëdha nga erërat uraganike.
Erërat në detin e hapur kanë arritur shpejtësinë deri mbi 300 km/h kurse në tokën e Floridës në perëndim ato pritet të jenë rreth 200 km/h. (afër syrit të Uraganit) për tu dobësuar pak a shumë pak më thellë në tokë, por mbeten shumë të fuqishme dhe potencialisht destruktive.
Comments are closed for this post.