Guvernatorët e Floridas dhe Karolinës Veriore kanë nisur urdhra për evakuim të detyrueshëm në disa pjesë të këtyre vendeve teksa Uragani Dorian, një stuhi e kategorisë së pestë me erëra deri në 295 kilometra në orë, u afrohet brigjeve të kësaj zone.
Guvernatori i Karolinës Veriore, Henry McMaster ka urdhëruar evakuimin e gjithë personave që jetojnë në zonat bregdetare në shtetin e tij.
Në Florida, guvernatori, Ron DeSantis, ka bërë thirrje për evakuim nga qarku, Palm Beach County deri në zonën Daytona Beach, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.
Miliona banorë janë përgatitur për këtë stuhi.
Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se stuhia pritet të përfshijë brigjet e Floridës në orët e vona të 2 shtatorit.
Kjo stuhi ka përfshirë Ishujt Bahamas, duke përmbysur veturat, ka shkatërruar linjat e energjisë elektrike, teksa mijëra persona janë strehuar në shkolla, xhami apo vende tjera.
Dorian konsiderohet uragani i dytë më i fuqishëm në Oqeanin Atlantik nga viti 1950.
Comments are closed for this post.