Benet Nura është njëri nga njerëzit e përzgjedhur nga NASA për t’u bërë banor i planetit Mars nëse aty ka jetë.
Në një lidhje direkte nga Holanda në emisionin e mëngjesit në RTK, 19 vjeçari tha se kjo është arritja e tij më e madhe deri tani.
Nura i cili studion për Shkenca Kompjuterike, tha më tej se prej fëmijë, njëra ndër ëndrrat e tij ka qenë të shkojë në hënë apo në mars.
“Gjithmonë kam qenë i interesuar për shkencë. Doja të shkoja në hënë ose mars. Tash NASA ka bërë konkursin dhe unë jam njëri ndër 100 mijë njerëzit që kam fituar në konkurs. Njerëzit e parë do të nisen në mars në vitin 2016 ose edhe më vonë”.
“12 milionë njerëz kanë aplikuar dhe vetëm 100 mijë janë pranuar. Kushti ka qenë të kesh të përfunduar klasën e pestë prej shkencave dhe matematikës”.
Ndër të tjerash, Nura se në momentin që pa emrin e tij në ëebsite, është gëzuar shumë dhe u ndje entuziast.
Comments are closed for this post.