Autoritetet në Greqi kanë paralajmëruar se në ditët në vijim situata e zjarreve në vend do të bëhet akoma edhe më e vështirë. Ministri i Mbrojtjes Nikos Hardalias deklaroi se qytetarët duhet të ndjekin udhëzimit për të shmangur lëvizjet drejt zonave që janë në rrezik nga zjarret.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar në total 118 vatra zjarri në të gjithë vendin.
Zjarri në Evia vijon të mbeten aktivë, ndërsa 165 zjarrfikës, 58 automjete dhe forca nga ajri po luftojnë për shuarjen e flakëve.
Hardalias deklaroi se Greqia ka marrë ndihmë nga Qipro dhe Suedia përmes mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Comments are closed for this post.