Të qenit edhe i shëndoshë edhe i shëndetshëm është vetëm një mit, sipas shkencëtarëve.

Nëse jeni mbi peshë, ushtrimet e shumta nuk do të ndalin vdekjen e hershme. Hulumtuesit thonë se është shumë më e rëndësishme të qenit i dobët.

Për shumë vjet ekspertët kanë besuar se ekziston mundësia për të qenë edhe i shëndoshë, edhe i shëndetshëm, por një hulumtim i ri nga Suedia i bërë në 1.3 milion burra ka gjetur të kundërtën.

Profesor Peter Nordstrom nga Umea University ka hulumtuar të dhënat e burrave në moshë mesatare 29-vjeçare, që nga mosha kur ishin 18 vjeç. Ata të gjithë iu bashkuan ushtrisë, që për t’u pranuar iu bënte një test fitnesi në një ushtrim për ngasje të biçikletës.

Burrat edhe ishin matur dhe hulumtuesit kishin njohuri për ata që ishin mbipeshë. Shkencëtarët më pas shikuan të dhënat e burrave për të parë cilët kishin vdekur nga sëmundje të ndryshme si kanceri ose sëmundja e zemrës, raporton “DailyMail”.

Ata kanë gjetur se burrat që ishin të shëndetshëm kishin më pak mundësi të vdisnin nëse ishin joaktiv. Por kjo dallonte te personat që ishin mbipeshë. Po ashtu, burrat që ishin të dobët dhe pasivë fizikisht ishin 30 për qind më pak të rrezikuar se sa ata që ishin të shëndetshëm, por mbipeshë.

“Individët me peshë normale dhe të pashëndetshëm ishin 30 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja prej sëmurjeve të ndryshme sesa individët që ishin mbipeshë, por të shëndetshëm”, ka thënë ai për “International Journal of Epidemiology”.

Ai thotë se të qenit i dobët – nënpeshë – ishte shumë e rëndësishme për të parandaluar vdekjet e hershme.

Ky studim është i kundërt me atë të publikuar para tre vjetësh, në të cilin thuhej se personat më të shëndoshë e që ishin aktivë, janë më të shëndetshëm se personat me peshë normale.