Në Gjykatën penale në Shkup, filluan fjalët përmbyllëse për lëndën “Reket”. Para se të fillojë seanca gjyqësore, mbrojtja e të akuzuarit Bojan Jovanovski reagoi se anëtari i këshillit gjyqësor është me mandat të skaduar. Por, pas një pauze të shkurtër, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, dorëzoi dëshmi se gjykatësit të theksuar porotë mandati i ka skaduar në korrik të vitit 2018, e jo siç pohoi avokati Sashko Dukovski se mandati i ka filluar nga dhjetori i vitit 2015.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili në aktakuzë akuzohet se ka ndikuar tek prokurorja speciale Katica Janeva, që i dyshuari në lëndën “Perandoria”, Jordan Kamçev, merr masa më të lehta në procedurë hetimore.

Mes të akuzuarve për këtë lëndë ku për herë të parë në historinë e shtetit në aktakuzë është përfshirë një prokuror dhe Zoran Milevski – Kiçeec, por që në seancën e parë ai e ka pranuar fajin dhe ditën tjetër Gjykata penale e ka dënuar në tre vjet burg.