“Qeni andaluzian” në regji të Luis Bunjel, një nga veprat më me ndikim në historinë e kinematografisë sot do ta hapë edicionin e katërt të Festivalit të filmit pa zë dhe klasik në Kinotekën e Maqedonisë.
Siç informojnë nga Kinoteka. projeksioni i filmit është i shoqëruar me muzikë në interpretim të pianistit Millosh Stanojeviq, fitues i shumë çmimeve.
Pjesë e programit të edicionit të katërt të Festivalit i cili do të zgjatë deri më 16 shtator janë edhe “Sharmi diskret i burzhoazisë”, “Alisa në vendin e çudirave”, “Rrëfimi”, “Zhan Mari Shtraub dhe Daniel Huje punojnë në film të bazuar në fragmentin nga romani i Franc Kafkës ‘Amerika'”, “Shprehja e duarve”, “Koha kalon nëpër qytet”, “Bukuroshja”, “Si të jetohet në Frg”, “Biseda”, “Porti”, “MARSH! MARSH! TRA-TA-TA!”, “Letra”, “Kur isha fëmijë”, “Vajza dhe ehoja” dhe “Shantazhi”.
Realizimi i Festivalit të filmit pa zë dhe klasik është mbështetur nga Ambasada e Spanjës në Maqedoni, nga qendra kulturore serbe në Shkup, Instituti-Gete Shkup, Instituti FAME’S.
Comments are closed for this post.