Ka filluar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të cilët pritet të debatojnë edhe për rastin e Maqedonisë së Veriut dhe mundësinë për fillimin e negociave me BE-në.

Mediat e huaja që një ditë më parë kanë publikuar mundësinë e kthesës së debatit në këtë takim me vendimin që rasti i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë të ndahen. Vendimi përfundimtar do të mësohet më 20 dhe 21 qershor nga Këshilli Evropian. Megjithatë, datë konkrete nuk mund të ketë pa vendimin e Bundestagut në të cilin, siç është bërë e ditur, rasti i Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutohet deri në shtator./Alsat