Në orën 16 sot filloi ndalesa e lëvizjes  së popullatës, dhe sipas vendimit të Qeverisë do të zgjasë deri në hënën në orën 05. Me këtë,  fillon karantina 61 orëshe për të gjithë qytetarët në territorin e tërë shtetit.

Ndalesa nuk vlen për policinë, armatën, punonjësit shëndetësor,  njësitë territoriale të zjarrfikësve dhe personat bujqësor.

Barnatoret kujdestare do të punojnë pa ndërprerë, ndërsa dyqanet, marketet dhe restoranet do të marrin porosi dhe do ta kryejnë dorëzimin  e produkteve të tyre. Marketet të cilat nuk kanë  leje adekuate për punë gjatë orës policore, do të sanksionohen.

Siç informon sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë orës policore  do të bëjë kontrolle në marketet kujdestare  nëse i kanë këto leje.

“Përveç marketeve të cilat  janë përcaktuar nga Shtabi i krizave në qytetet, të tjerat nuk kanë të drejtë  të punojnë dhe nëse konstatohet se punojnë do të sanksionohen. Për të gjitha objektet hotelierike në të cilat është bërë procesverbal dhe janë mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, së pari  dorëzohen  urdhëresa pagesore për gjoba,  nëse nuk paguhen në afatin e parashikuar, atëherë dërgohen në gjykatë”, theksoi Paunovski.

Dorëzimin e produkteve të domosdoshme për qytetarët  do ta kryejnë personat vullnetarë deri te shtëpitë e qytetarëve.

Ora policore, siç informon ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të vlejë edhe gjatë festave të ardhshme fetare.

“E di që është rëndë dhe po afrohen edhe festat fetare, por kjo është periudhë në të cilën duhet të gjithë t’i respektojnë masat të investojmë në shëndetin tonë, por edhe në atë kolektiv.  Edhe gjatë  festave fetare të cilat janë para nesh, do të vlejë  kufizimi i plotë i lëvizjes”, deklaroi Filipçe.

Shteti është në fazën kur masat e vendosura janë më të ashpra. Megjithatë,  jeta sërish  do të kthehet  në normale kur për atë do të krijohen kushte. Siç sqaroi ministri Filipçe, bëhen plane  për këtë drejtim.

“Përgatitemi për periudhën e kthimit të tërësishëm  në normale atëherë kur  do të plotësohen kushtet për atë. Por, nuk do të mundet ashtu lehtë  tërë procesi  i punës dhe jeta të kthehet në normale me të njëjtin intensitet duke e marrë parasysh përvojën  e disa vendeve tjera, por edhe parashikimet se gjithmonë ekziston rrezik  për pikë të dytë të pacientëve të diagnostifikuar”, tha Filipçe.

Thotë se këto janë masa serioze për kufizim, megjithatë qëllimi përfundimtar është të mbrohet  shëndeti i qytetarëve dhe besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm  për seriozitetin e situatës dhe se secili duke shikuar  nëpër prizmën e kapacitetit të tij personal dhe profesional duhet të përpiqet maksimalisht  deri te të gjithë që prek – qytetarë ose  grupe qytetarësh. Sipas tij,  masat  duhet të respektohen dhe të gjithë qytetarët  duhet t’u bashkangjiten atyre.

Ministria e Punëve të Brendshme, sërish, siç lajmëroi ministrja plotësuese Sllavjanka Petrovska tërësisht është e gatshme të përgjigjet në detyrat  gjatë orës policore të fundjavës.