Në konferencën e sotme për media, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se mbrëmë kanë biseduar me drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge pas shpallje të pandemisë nga koronavirusi – masat ndërmerren në konsultim me OBSH.

“Nga nëntë pacientë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendje Febrile, gjashtë janë në gjendje të qëndrueshme. Në tre prej tyre ka përkeqësim të lehtë të frymëmarrjes së tyre, që do të thotë se ata kanë frymëmarrje pak më të vështirësuar, ende nuk ka nevojë për mbështetje të frymëmarrjes, por terapia është duke u intensifikuar. Të tre pacientët janë në kategorinë e të moshuarve – të tre janë mbi 65/66 vjeç. Asnjë pacient nuk u testua gjatë natës, një pacient i cili erdhi nga Gjermania në 7 Mars për shkak të etheve të larta u paraqit sot në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. I presim rezultateve, është marrë materiali “, tha ministri Filipce, duke shtuar se do ta informojnë opinion për rezultatet e tij dhe rezultatet e të gjithë atyre që ishin në izolim në raport me të parin, të cilët kishin periudhë 14-ditëshe të izolimit.

Mbrëmë u emërua drejtoreshë e re në Klinikën për Dermatologji. Të gjithë kolegët, mjekët, pacientët, që ishin në kontakt me drejtoreshën paraprake – kanë kontakt me epidemiologë dhe për momentin askush nuk ka shenja të infektimit.

“Këtë mëngjes, në mbledhjen e rregullt të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Komitetit për monitorimin e situatës, gjithashtu kemi shqyrtuar një seri masash shtesë duke pasur parasysh se jemi përballur me disa situata që vijnë nga masat, rekomandimet dhe ndalimet e përcaktuara nga Qeveria. Më duhet të them që kemi pasur edhe biseda me kolegë nga Italia dje, të cilët theksuan se në pjesë të caktuara të vendit, veçanërisht në pjesët veriore, ku filloi epideMEDIAL, madje pas masave më rigoroze, tashmë nuk janë regjistruan raste të reja”, tha ministri Filipçe.

Potencoi se këto propozime do të bëhen efektive pasi të votohen gjatë seancës së ardhshme qeveritare.

Gjatë ditës së djeshme, ministri Filipçe kërkoi nga kryetari i Qeverisë të thirr edhe një seancë që të shqyrtohen propozimet e ardhshme të Komisionit për sëmundje infektive.

“Së pari, ndalimi i të gjitha tubimeve publike dhe private, pavarësisht nga madhësia dhe numri i pjesëmarrësve – koncerte, teatro, kinema, palestra. Kafenetë dhe restorantet punojnë me orare të shkurtuara deri në ora 18 pasdite dhe kapaciteti për për brenda të përgjysmohet do të thotë të mbahet distancë prej një e gjysmë për dy persona që qëndrojnë atje. Të anulohen të gjitha projeksionet e kinemave, shfaqet teatrore dhe koncertet. Në bisedë me të gjitha institucionet e shëndetit publik, të gjithë pacientët kronikë, ndërhyrja e të cilëve mund të shtyhet, mbesin vetëm ndërhyrjet urgjente, dhe e njëjta vlen edhe për ekzaminimet”, tha ministri Filipçe.

Një masë shtesë është vazhdimi i terapisë për pacientët kronikë që deri më tani është dashur të shkojnë në specialist. Nga ditët në vijim ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë tek mjeku amë, për të cilin Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të bëjë ndryshime në rregullore. Kjo mund të mos zbatohet për pacientët e diagnostikuar të ri. Sidoqoftë, ata akoma do të duhet të shkojnë te një mjek specialist për këtë trajtim. Kryetari i Qeverisë bisedoi me përfaqësuesit e bashkësive fetare për respektimin e rreptë të masave.

“Në fund do të dëshiroja të shpreh falënderimin tim për vullnetarët e Kryqit të Kuq, të cilët janë një mbështetës të fuqishëm të të gjitha ekipeve tona, ku kemi kërkuar – ku ka kapacitet, ata kanë dalë në ndihmë. Falë aplikacionit “Ajri im” cili prej sot i ndan të gjitha aktivitetet dhe nismat që i ndërmorëm. Më lejoni në pajtim me pyetjet që arritën dhe edhe në rrjetet sociale dhe Ministrinë e Shëndetësisë të japin koment edhe për dy gjëra. E para është, ka pasur informacion se është krijuar panik në Dibër – pas kontrollit konkluduam se kjo nuk është e saktë, qyteti funksionon normalisht, duke pasur parasysh se është vendi i vetëm te ne ku ka klaster të pacientëve mes të cilëve ka transmision lokal, përdorim të ekipeve të epidemiologëve dhe infektologëve, sot dhe gjatë ditës së nesërme do të bëjnë analizë të hollësishme epidemiologjike të tërë rajonit”, potencoi ministri Filipçe.

Lidhur me masat për lirimin e punonjësve nga puna, obligimet i ndërmerr kompania, ku punojnë për këtë periudhë 14 ditore. Të gjitha masat vlejnë deri më 24.03.

Sektori për marrëdhënie me opinionin e Qeverisë të RMV