Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipç sot bëri të ditur se ndiqet situata me coronavirusin në shtetet fqinje dhe nëse ka rrezik për bartjen e virusit në Maqedoninë e Veriut dhe nëse rrezikohet sistemi shëndetësor i Maqedonisë, nuk përjashtohet mundësia që të vendosen masa kufizuese në kufij.

Filipçe tha se kjo ka të bëjë më shumë për kufirin verior, gjegjësisht kufijtë me Kosovën dhe Serbinë, ku gjendja epidemiologjike në këto vende këto ditët e fundit nuk është e mirë.

Ministri Filipçe tha se për këtë është diskutuar edhe gjatë fundjavës, gjatë pasdites në Komisionit për Sëmundje Ngjitëse por edhe me epidemiologë nga disa qytete në jug të Serbisë.

“Mund të propozojmë disa masa, në rast se vlerësojmë se hyrja e qytetarëve nga këto vende në vendin tonë mund ta rrezikojë sistemin shëndetësor. Sot e vazhduam diskutimit, me siguri edhe gjatë ditës së djeshme. Gjatë fundjavës kishte indikacione për rrezik, por ne presim informacione nga disa qytete në Kosovë dhe Serbi”, tha Filipçe.