Dy pacientë të cilëve u është kryer transplantimi i veshkave janë në gjendje të mirë shëndetësore. Më 31 korrik u eksplantuan dy veshka nga një pacient 46-vjeçar me vdekje të konstatuar të trurit dhe u transplantuan tek një grua 35-vjeçare dhe një burrë 60-vjeçar. Pas transplantimit, pacientët po rikuperohen në Klinikën për urologji, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
“Pas transplantimit, pacientët po rikuperohen në Klinikën për urologji. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe kujdes nga ana e ekipit mjekësor. Jam i kënaqur që gjatë tre viteve të fundit kryem 55 transplantime, prej të cilave 10 nga dhurues i vdekur. Në valë të pandemisë së Kovid-19, vazhdojmë me realizimin e programit për transplantim. Nga fundi i majit kryem transplantimin e parë të zemrës. Me këtë, pacientët kanë mundësi të re për jetë. Mundësojmë mbrojtje cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.
Comments are closed for this post.