Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se nuk pret valë të re të fortë të Covid-19 këtë vjeshtë.
Megjithatë, ai shtoi se kapacitetet dhe autoritetet shëndetësore janë të përgatitur për çdo gjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk presim valë të lartë dhe presion mbi spitalet, por ne jemi gati, ka kapacitete të lira dhe sasi të mjaftueshme testesh”, shtoi ai.
Filipçe tha se hapat e ardhshëm në luftën kundër pandemisë do të varen nga skriningu në shkolla, për të parë nëse ka nxënës asimptomatikë, por edhe nga pamja epidemiologjike me këtë përqindje të vaksinimit të popullatës, prej të cilave do të varen kufizimet eventuale në të ardhme.
Comments are closed for this post.