Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pritet që situata me pandeminë Covid-19 të vazhdojë qetësohet, transmeton Alsat. Filipçe tha se masat aktuale për parandalim të shpërndarjes së infeksionit pritet të mbeten në fuqi, në përjashtim të disa lehtësimeve që parashihen të ndërmerren ditëve në vijim.
“Mendoj se maskat duhet të mbahen edhe më tej, mendoj se është ende herët që maskat të hiqen si masë. Më tej rreth kërkesave së gastronomëve, të vazhdojnë të punojnë vetëm në ambiente të hapura, të lejohen dasmat, me protokolle por në ambiente të hapura, eventualisht të rritet numri i personave në tavolina”, tha mes tjerash Filipçe.
Comments are closed for this post.