Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se numri i lartë i të shëruarve nga Kovid-19, është moment inkurajues. Ai njoftoi edhe për kapacitetet spitalore.

“Ajo që inkurajon, po rritet numri i të shëruarve, kohëve të fundit kemi regjistruar numër të lartë të të shëruarve si në kushtet shtëpiake po ashtu edhe të atyre që janë të shtrirë në spital. Sa i përket kapaciteteve të spitaleve, afro një mijë shtretër. Në Shkup kemi punuar në zgjerimin e kapaciteteve, me çrrastë janë siguruar afro 200 shtretër për të sëmurët nga Kovid-19. Presioni ndaj spitaleve është i madh, edhe pse ka shtretër të lirë në të gjitha spitalet, si në: Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Gostivar dhe qytetet tjera. Epidemia ka arritur majën para një jave”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.