Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend konfirmoi edhe 5 rastet e sotme me koronavirus, duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve në vend.

Rastet e reja janë, 4 punonjës shëndetësorë dhe një grua, bashkëshortja e njërit prej të prekurve që u konfirmua dje pozitiv në Klinikën Zhan Mitrev. Filipçe tha se për shkak se në spitalin e Dibrës janë infektuar edhe 2 mjekë të tjerë dhe 2 infermiere, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të çojë dy mjekë shtesë, pulmologë, nga Klinika e Pulomologjisë së Shkupit. Ai u apeloi edhe një herë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë

Sot kemi 5 raste plus me koronavirus. Bëhet fjalë për 4 punonjës shëndetësor, 2 mjekë dhe 2 infermiere, ndërsa personi i pestë është bashkëshortja e njërit prej të prekurve që u konfirmua dje pozitiv në Klinikën Zhan Mitrev. Nesër në spitalin e Dibrës do të dërgojmë 2 mjekë plus, mjekë pulmologë nga Klinika e Pulologjisë Shkup, për shkak se ka mungesë të mjekëve si shkak i mjekëve të infektuar. Jemi të vetëdijshëm se mjekët dhe punonjësit mjekësor janë në kushte të vështira dhe më të ekspozuar por nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, të gjithë punonjësit shëndetësorë duhet të paraqiten në punë. U bëj edhe një herë apel qytetarëve, qëndroni në shtëpi, ju lutemi mos dilni pa nevojë- tha Filipçe.

Filipçe: Infektohen edhe 5 të tjerë me koronavirus, mes tyre 2 mjekë dhe 2 infermierë nga Dibra (VIDEO)

Filipçe: Infektohen edhe 5 të tjerë me koronavirus, mes tyre 2 mjekë dhe 2 infermiere nga Dibra (VIDEO)LEXO: https://bit.ly/3a0hDZd

Gepostet von TetovaSot am Dienstag, 17. März 2020