Pritet të bëhet vaksinimi për afro 60% të popullatës ose 1 milion e 200 mijë persona, varësisht se kur do të arrijnë vaksinat. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në fund të muajit janar apo në fillim të muajit shkurt pritet të arrijnë vaksinat, nga 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë. Filipçe theksoi se është paraparë të arrihet imunitet kolektiv.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Do të marrim 833 mijë doza përmes mekanizmit KOVAKS, 800 mijë doza me marrëveshjen e drejtpërdrejt me Fajzer dhe 800 mijë doza, që tashmë kemi aplikuar dhe kemi marrë përkrahjen financiare prej delegacionit evropian, Gjithashtu kemi një grant nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”
Ndërkohë, Filipçe potencoi se gjendja me koronavirusin është stabile dhe se do ta marrin parasysh kërkesën e objekteve hotelierike për zgjatjen e orarit të punsë. Kjo çështje do të diskutohet në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, dhe në qoftë se rekomandohet lirim i masave,atëherë kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:00, por vetëm pas 21 janarit.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetëisisë
“Kërkesa është logjike dhe do ta shikojmë në ndonjë prej mbledhjeve të ardhshme me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Ky shkurtim i kohës, kur ishte i sjellur në muajin e kaluar thamë që do të jetë deri më 21 janar, kur edhe praktikishtë mbarojnë festat fetare dhe kështu automatikisht kthehen në orarin e punës deri në orën 21:00, por do ta shikojmë kërkesën se a mundet të vazhdohet edhe për dy orë”
Por, ajo që mbetet të theksohet është se ende vazhdojnë masat që pas orës 18:00 të mbyllen objektet hotelierike dhe respektimi maksimal i protokollëve shëndetësore të miratuara nga ana e Qeverisë.
Comments are closed for this post.