Janë duke u zhvilluar analizat dhe planet për vendosjen e mundshme të masave të reja për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. Strategjia dhe qëllimi ynë është të vendosim me kohë masa që do të ndikojnë drejtpërdrejt në shkatërrimin e përhapjes së virusit. Qëllimi është që të shmangen kufizimet e mundshme të lëvizjes ose masat që do ta ngadalësojnë ekonominë përsëri dhe do të na mbyllin plotësisht në shtëpitë tona, por nëse është e nevojshme ne me siguri do ta bëjmë atë, theksoi në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai theksoi se në ditët në vijim do të informojnë për masat e reja të planifikuara në përputhje me strategjinë e zhvilluar nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, ndërsa disa nga masat që po i shqyrtojnë janë mbajtja e obligueshme e maskave edhe në ambiente të hapura, kufizimi i numrit të personave në tavolina në objektet hotelerike, kontrolli i fortë dhe ndëshkime për festimet familjare dhe festime në ambiente të mbyllura, protokolli i saktë i punës së ambienteve të hotelerisë në hapësira të mbyllura, në lidhje me numrin e vizitorëve, distancën dhe uljen e mundshme të kapacitetit të transportit publik.
Comments are closed for this post.